PDIU: Largimi i Ramës duhet për Integrimin. Në 7 vite qeverisje, nga 5 i çoi në 15 kushte

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përmes një reagimi zyrtar, thotë se largimi i Edi Ramës do të heq kushtet e BE-së për Integrimin e vendit. ”Ky është bilanci i Ramës në 7 vite qeverisje, nga 5 në 15 kushte, si pasojë e dëmeve të kryera prej tij në shtetin ligjor, kapjen e të gjitha pushteteve, korrupsionin galopant dhe dhunimin e vjedhjen e zgjedhjeve”.

Nga ana tjetër, PDIU thekson se tre kushtet e para kanë të bëjnë pikërisht me zgjedhjet, reformën zgjedhore konsensuale, implementimin e saj dhe hetimin e krimit zgjedhor.

”Deri tani kemi parë vetëm kërcënime nga foltorja e parlamentit për grisje të çdo konsensusi, loje basketbolli me top e pa top, që të sajojë në tavolinë formula të njëanshme për ta nxjerrë përsëri fitues, si dhe diversione me koalicione e pa koalicione, me lista të hapura e të mbyllura, që të sajohen komardare shpëtimi për Ramën dhe Rilindjen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët e kanë sot të qartë më shumë se kurrë që vetëm heqja e Ramës mund të heqë kushtet që shtohen çdo vit për Shqipërinë nga BE. Parlamenti Europian miratoi dje rezoluten në të cilën kërkohet plotësimi i 15 kushteve përpara konferencës ndërqeveritare për vendosjen e hapjes së negociatave.

Po ky parlament në 2013 aprovoi marrjen e statusit të vendit kandidat, por jo datën e hapjes, e cila prej 7 vitesh ka mbetur si pëlhura e Penelopës që endet nga Edi Rama çdo vit e që nuk mbaron kurrë. Në vitin 2013 ishin 5 kushte, më pas u shtuan të tjera çdo vit dhe tani janë 15 kushte që kërkojnë shtet ligjor, zgjedhje të lira e të gjithpranuara, hetim të korrupsionit e krimit elektoral.

Ky është bilanci i Ramës në 7 vite qeverisje, nga 5 në 15 kushte, si pasojë e dëmeve të kryera prej tij në shtetin ligjor, kapjen e të gjitha pushteteve, korrupsionin galopant dhe dhunimin e vjedhjen e zgjedhjeve.

Tre kushtet e para kanë të bëjnë pikërisht me zgjedhjet, reformën zgjedhore konsensuale, implementimin e saj dhe hetimin e krimit zgjedhor. Deri tani kemi parë vetëm kërcënime nga foltorja e parlamentit për grisje të çdo konsensusi, loje basketbolli me top e pa top, që të sajojë në tavolinë formula të njëanshme për ta nxjerrë përsëri fitues, si dhe diversione me koalicione e pa koalicione, me lista të hapura e të mbyllura, që të sajohen komardare shpëtimi për Ramën dhe rilindjen.

Shqiptarët e kanë sot të qartë më shumë se kurrë që vetëm heqja e Ramës mund të heqë kushtet që shtohen çdo vit për Shqipërinë nga BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?