PDIU nuk voton qeverinë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk ka votuar sot qeverinë.

Në rrëmujën e madhe të krijuar gjatë votimit të ndryshimeve në qeveri nuk është vënë re që Shpëtim Idrizi dhe deputetë të tij nuk votuan për ndryshimet në kabinetin Rama.

Në fakt, këto ndryshime kanë ndodhur në mënyrë të rrufeshme dhe kryeministri nuk është këshilluar me një nga aleatët e tij të rëndësishëm në koalicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej kohësh PDIU po kërkon një portofol në qeveri, ndërsa implementimi i marrëveshjes mes mazhorancës dhe PDIU po ecën me hapët e breshkës si në nivel vendor, ashtu edhe në atë qendror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket kjo situatë politike e pazakontë, ka shtyrë PDIU që mos të votojë qeverinë. Mbetet për t’u parë si do të perceptohet ky sinjal nga kreu i shumicës, Edi Rama. 27.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?