PE, Fleckenstein: Negociatat, në 2016-ën

 

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, këshillon shqiptarët të kenë pritshmëri të larta nga raporti i radhës.

“Mesazhi im kryesor për Shqipërinë është “vazhdoni të ecni” sepse Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse e dimë se ka ende shumë për t’u bërë, por, për shembull për reformën në drejtësi është bërë shumë punë dhe tani priten komentet e Komisionit të Venecias dhe më pas, ka shumë më tepër rëndësi madhore, që kjo reformë të marrë me shumicë të gjerë në parlamentin tuaj, të gjitha ndryshimet kushtetuese, sepse kjo reformë është baza për gjithçka tjetër, si dekriminalizimi, lufta ndaj korrupsionit e me radhë, ndaj mendoj se jemi tashmë në një fazë emocionuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë shpresoj që negociatat të nisin vitin e ardhshëm, dhe jam i bindur se do ishte e drejtë dhe e ndershme të veprohej kështu”, tha ai për TCH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?