Pedagogët në prag greve, Kovaçi thirrje Ramës: Stop me kërcënimet

30 pedagogë janë gati të nisin një grevë urie, por më parë duan siguri për jetën nga Presidenti Bajram Begaj. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi thotë se do të presin edhe tri ditë për tu futur në grevë, deri sa të reagojë Presidenti i Republikës.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi thotë se pedagogët po kërcënohen pas paralajmërimit për të përshkallëzuar protestën e tyre. Ai i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka kërkuar të ndalë sulmet e presionet ndaj pedagogëve.

“Një kauzë që i përket jo vetëm dinjiteti të intelektualëve, por gjithë vendit, dëshmon se sa thellë ka hyrë kjo gjë në arsim. Po kërcënojnë kolegët tanë që po ndërmarrin hapin e grevës së urisë. Mos reagimi është plaga më e madhe e shoqërisë. Kjo protestë tregon se si kjo shtresë shoqërore po përballet me shtrëngime. I nderuar zoti kryeministrës kjo është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit. Greva e urisë është alarmi i kuq që ju nuk doni ta shikoni. Ndaloni sulmin ndaj pedagogëve, greva jonë është e drejtë e ligjshme”.

SHKARKO APP