Peleshi: 6 milionë euro për emergjencat

 

Zv.kryeministri Niko Peleshi, i shoqëruar nga shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi  dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vizitoi këtë të hënë disa nga zonat më të goditura nga përmbytjet e fundjavës në këtë qytet.

Sipas Peleshit, kjo situatë nuk është vetëm pasojë e reshjeve të dëndura, por edhe e një keqmenaxhimi të pushtetit të kaluar dhe drejtorive përkatëse, të cilat nuk janë marrë aq seriozisht me territorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peleshi shprehet se ka patur vazhdimisht kontakte me disa drejtues në Vlorë të disa drejtorive, të cilëve u është tërhequr vemendja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij jane 6 milione euro që do të investohen për emergjencat, ndër këto 4 milione euro do investohen në Qarkun e Vlorës  në argjinatura dhe kanalizime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?