Peleshi: Bashkë me LSI në zgjedhje
Pas kryeministrit Edi Rama, është numri dy i qeverise, Niko Peleshi që le të hapur ftesën për të dalë në koalicion me LSI edhe në vitin 2017. Nga Pogradeci Peleshi i kujtoi aleatit kryesor ne pushtet, se e majta është e pathyeshme kur bëhet bashkë. “Çdo force politike do beje llogarite e saj – thotë Peleshi, por PS dhe LSI duhet te jene bashke, e pas tyre dera duhet lëne e hapur edhe për aleate te rinj”.
Ftesa publike për vazhdimin e koalicionit me LSI u be nga Rama gjate punimeve te asamblesë kombëtare te PS. Kreu socialist theksoi se aleanca me Metën është strategjike. Por nga kampi tjetër, ai i LSI, nuk ka ende nje përgjigje per ketë çështje.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qMidm-zpWnM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

