Peleshi: I hapet rruga ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës

Ndërtimi i xhamisë, ka vlerësuar ai, është një detyrim i gjithë shoqërisë, prandaj qeveria ka marrë përgjegjësinë, për të bërë jo thjesht xhami por një projekt kryesor kulti, që në mënyrë dinjitoze do ketë afër një muze të bashkëjetesës fetare. Më konkretisht, sot është miratuar në Këshillin e Ministrave shpronësimi për interes publik i pasurisë pronë private që do të përdoret për zbatimin e këtij projekti kaq me rëndësi. 

Ndërsa më datë 3.10.2014, KKT ka miratuar lejen zhvillimore për zbatimin e projektit dhe ky vendim zgjidh edhe ngërçin e fundit që pengonte nisjen e punimeve për këtë projekt. 

Kurse kërkesa për shpronësim është shqyrtuar nga një komision i posaçëm i ngritur me urdhërin e ministrit dhe pas miratimit të saj pronarët e truallit janë njoftuar për shpronësimin dhe shkresa është botuar në Fletoren Zyrtare duke respektuar afatet e ankimimit të subjektit të shpronësuar. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?