Peleshi: Reforma, çështje e vullnetit të Bashës
Takimi Meta-Basha nuk do t’i ofrojë opozitës asgjë më shumë nga sa iu ofrua në takimin Rama-Basha.
Me këtë qëndrim janë shfaqur socialistët përmes zv.kryeministrit Niko Peleshi pas ftesës që kreu i Kuvendit i bëri për takim kreut të opozitës.
Nga Korça, Peleshi tha se shumica shpresonte në një reflektim të opozitës, që do të çonte në miratimin me konsensus të reformës.
“Nuk është çështje e vullnetit të Ramës apo Metës, është çështje e vullnetit të Bashës. Shpresojmë që këto ditë reflektimi t’i kenë shërbyer Lulzim Bashës që pavarësisht kanalit të sjellë vullnetin e partisë së tij për t’iu bashkuar PS-së, faktorit ndërkombëtar për të miratuar reformën”, pohoi ai.
Megjithatë, Peleshi nënvizoi edhe një herë gatishmërinë e shumicës për një reformë konsensuale të drejtësisë.
“Meriton të jetë një reformë e konsensusit të gjerë. Prandaj këmbëngulim dhe ndjejmë keqardhje”, tha ai
Këto deklarata numri dy i qeverisë i bëri pasi mori pjesë në festën e organizuar për 25-vjetorin e PS-së në Korçë.
KOHA JONË SONDAZH

