Peleshi: Suksesi i pamerituar, dekurajim për të rinjtë
Historitë e suksesit të pamerituar, janë për zëvendëskryeministrin Niko Peleshi një prej problemeve të mëdha të shoqërisë tonë, jo vetëm se shërbejnë si modele të gabuara por sepse dekurarojnë të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë
“Modeli i suksesit që ju flet çdo ditë kryesisht të rinjve shqiptare, por jo vetëm është i gabuar dhe dëmi më i madh që këto raste suksesi të pamerituar i bëjnë shoqërisë është dekurajimi i të gjithë të rinjve të tjerë nga rruga e vërtetë”- nënvizoi Peleshi.
Duke marrë si shembull të sapodiplomuarit e LEAD Albania, numri dy i qeverisë apeloi të rinjtë shqiptarë që të investohen në rrugën e mundimshme por të qëndrueshme të dijes pasi sipas tij ekselenca dhe profesionalizmi fiton mbi cdo model të gabuar qoftë ky edhe i mbështetur nga politika.
“Ekselenca dhe profesionalizimi arrin të mposhtë modelet sado të forta të jenë ato dhe të mbështetura të jenë nga politika. Kthejini kurrizin modelit të shoqërisë, mos dëgjoni modelet e vjetra, mos u joshni nga rruga e shkurtër. Investoni në rrugën e mundimshme, por të qëndrueshme për të ardhme dhe për të garantuar suksesin”- tha Zëvendës Kryeministri.
Në ceremoninë e mbajtur në Sallën e Hartave në Kryeministri, Kryetari i Bordit te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim, Michael Granoff i vlerësoi të sapodiplomuarit dhe të rinjtë që iu bashkuan programit si simbolin më të mirë të asaj që ata synojnë të realizojnë në vendin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

