Peleshi: Zgjodhëm të pastrojmë tregun nga konkurenca e pandershme
Për rritjen ekonomike nuk patëm zgjidhje tjetër veçse ta pastrojmë tregun nga konkurenca e pandershme. Ishin tri opsione dhe kjo ishte rruga e duhur, tha sot Zv.Kryeministri Niko Peleshi nga selia e qeverisë në një takim.
“Ta bazosh rritjen ekonomike tek borxhi dhe të injorosh të tjerat do të thotë të zhvillohesh në mënyrë të paqendrueshme. Ndaj do të njihemi me përpjekjet tona për të luftuar informalitetin.
Kemi shumë pak opsione sot për të projektuar rritjen ekonomike. Borxhi publik ka arritur limitin e tij optimal. Borxhi i fshehur kishte arritur në 720 milionë USD dhe na detyroi të negociojmë me BB për të shlyer borxhet dhe restauruar klimën e besimit. Kështu që opsionet e ngelura ishin: Ose do të reduktojmë informalitetin, që është trashëguar shumë i lartë ose të mos prekim pjesën informale të ekonomisë me politikën e “mostrazimit të ujërave” dhe të vazhdojmë me rëndesë taksash në atë pjesë të ekonomisë që e mban buxhetin përmes taksave, shkruan Syri.net.
Opsioni i tretë ishte rritja e mëtejshme e borxhit, që do të thotë ta delegojmë tek brezat e ardhshëm, që nuk kanë faj për këtë.
Por ne nuk do ta rëndojmë më tej borxhin publik. Nuk bëjmë dot as opsionin e dytë, të rëndojmë pjesën e ndershme të biznesit që paguan dhe kemi vendosur që t’i qëndorjmë biznesit të ndershëm në krah dhe bashkë me të pastrojmë tregun nga konkurenca e pandershme.”
KOHA JONË SONDAZH

