Pëllumb Pipero: Nga gjysma e dytë e marsit do bien shifrat e të infektuarve

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se nga gjysma e dytë e marsit, do të bien shifrat e të prekurve me COVID-19. Në një intervistë për ReportTv, Pipero shpreson se vendi ynë mund të shoh fundin e pandemisë në fundin e vitit.

“Deri nga gjysma e dytë e marsit, këto do jenë shifra, besoj nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë të bjerë numri i rasteve, jam bindur që do fillojë dyshesa, që shpresoj që të mbyllet në fund të viti, duke besuar që një pjesë e qytetarëve, infektohet, një pjesë vaksinohet, një pjesë e kanë kaluar dhe në fund të vitit do jetë bishti i pandemisë. Shpresoj fort që gjysma e dytë e marsit do të fillojë rënia e numrave“, tha Pipero.

Sipas Piperos, një shqetësim shumë i madh është se në ditët e sotme vatrat e përhapjes së COVID është familje dhe jo komuniteti, siç ka qenë në fillim të pandemisë. “Numri i rasteve ka luhatje të mëdha, besoj që arsyet kryesore që kanë cuar janë kushtet e moti se ka qenë shumë ftohte dhe në temperatura të ulëta, virusi në mjedise të mbyllura qarkullon më shpejt dhe më shumë, grumbullimi në ambiente të mbyllura, ka filluara fushata dhe pjesa më e madhe e politikanëve i organizojnë takimet në mjedise të mbyllura. Një nga vatrat kryesore të qarkullimit është vetë familja, se të rinjtë sëmuren më pak, por infektojnë të gjithë. Fakti që kemi më shumë të rinj dëshmon atë që kemi thënë që janë më të ekspozuar, për shkak të punës, por edhe më të shkujdesur“, tha Pipero.

SHKARKO APP