Penalizoi regjistrimin e PD në KQZ për 14 Majin, dokumenti që Basha duhet të firmosë si kryetar

Këtë të enjte Partia Demokratike nuk u regjistrua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit, sepse mungon një dokument i rëndësishëm, deklarata e kryetarit të partisë me angazhimin për mos blerjen e votave.

Deklarata njihet si një përgjegjësi e kryetarit të Partisë dhe si e tillë duhet plotësuar vetëm nga ai. Dokumenti sipas Celibashit duhet të firmoset vetëm nga kryetari i Partisë dhe është përgjegjësi që nuk mund të delegohet. Pra, Lulzim Basha duhet të kthehet si kryetar dhe të firmosë

Ne pikën e të këtij neni thuhet se: deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.

SHKARKO APP