Pensionet, nga premtimi për rritje në indeksim. Ndiqni kryeministrin

Kryeministri Rama ka shprehur se do të rritë pagat dhe pensionet, por emisioni “BOOM” në RTV Ora News konstatoi se rritjë nuk është për të gjitha kategoritë. Për kategorinë e pensionistëve kjo nuk ishte një rritje, por një indeksim me 3%.

Paraprakisht mësohet se skema më e mundshme është që pensionet do të rriten me 3% për pensionistët dhe 10% për pagat.

Në këtë mënyrë në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë pensionistët që marrin një pension minimal në qytet do të përfitojnë një rritje me 342 lekë, pensionet maksimale të qytetit do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe prej 7 mijë lekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë rritja e pagave do të variojë nga 2 mijë lekë në 4 mijë lekë. Fatura e plote për këtë plan pritet te arrije ne mbi 13.4 miliard leke dhe përfshin rritjen e te gjitha pagave te sektorit publik dhe riindeksimin e te gjitha pensioneve, përkatësisht me 10% dhe 3%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që nga kjo rritje e pagave dhe pensioneve do të përfitojnë rreth 600 mijë pensionistë, rreth 35 mijë mësues dhe rreth 40 mijë mjekë e infermierë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?