Për ata që u shqetësuan se u dëmtua pema e vitit të ri…

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për komentet e disa mediave që shprehin keqardhjen për faktin se gjatë protestës së sotme u shkatërrua pema e vitit të ri, që ndodhej në oborrin e kryeministrisë.

Manjani shprehet se nëse nuk kuptojnë çfarë ka ndodhur me vrasjen e një të riu, bëjnë mirë të shqetësohen për pemët e vërteta që ka prerë qeveria dhe jo të bëjnë qoka politike.

O ju mbrojtës të imitimeve plastike të pemës së vitit të ri! Nëse nuk e kuptoni që shteti ka vrarë dhe se djegia e tyre plastikave nga revolta nuk është hiçgjë para vrasjes së një të riu, shqetësohuni të paktën për pemët e vërteta që priten në pyjet e Librazhdit! Bëhuni të dobishëm për diçka të paktën, se na hapët barkun me medemek qytetarinë e qokës politike!”,- shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?