“Për çfarë arsye PS ka ndryshuar qëndrim për ligjin e plehrave?”

Kreu i Partisë Demokratike duke folur në lidhje me ligjin e mbetjeve të riciklueshme, i cili ka ngjallur debate të forta në seancën e sotme plenare. I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha tha se PD është kundër këtij ligji, edhe pse një ligj i tillë u miratua edhe nga qeveria “Berisha” në vitin 2011, por u shfuqizua nga qeveria aktuale.

Basha sqaroi se, pesë vite më parë u mendua se ky ishte një vendim i drejtë, por tashmë qëndrimi i PD­ ndryshoi pas mbledhjes së 70 mijë firmave nga qytetarët për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

“Qëndrimi ynë për ligjin ka evoluar, 70 mijë qytetarë mblodhën firmat kundra këtij ligji, ne e respektojmë këtë vendim”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sipas Bashës, dilema qëndron në faktin, se pse Partia Socialiste, kur vite më parë u shpreh kundra këtij ligji, dhe sot është pro një ligji të tillë. Cila është arsyeja që PS ka ndryshuar qëndrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rama i ka prerë në besë qytetarët, të cilëve, u pati premtuar se me ardhjen në qeveri të socialistëve, ku ligj nuk do të zbatohej”, u shpreh Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?