Për herë të parë një Kryeministër i Shqipërisë, sot në Preshevë

 
Padurimi i banorëve të Luginës së Preshevës për pritjen e Ramës duket edhe nga deklaratat e tyre, sipas të cilave, Ramën do ta presin sikur të ishte kryeministri i dytë i tyre. Por si e shohin qytetarët vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ditën e 11 nëntorit?

“Vizita e kryeministrit Rama, një akt shumë i mirë që tregon se Shqipëria ka vendosmëri që të interesohet për qytetarët e Preshevës dhe të bëjë një dialog me Serbinë që siç e dimë është diskriminuese ndaj shqiptarëve.” – shprehet një banor i Preshevës. 

“Për herë të parë pas shumë vjetësh një kryeministër shqiptar viziton Preshevën, mendoj se do të jetë shumë pozitive dhe në interes të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do japi mesazhe të mira te ndërkombëtarët dhe është një hap drejt integrimit në Europë.” – shprehet një banor i Preshevës. “Vizita e kryeministrit Rama, një akt shumë i mirë që tregon se Shqipëria ka vendosmëri që të interesohet për qytetarët e Preshevës dhe të bëjë një dialog me Serbinë që siç e dimë është diskriminuese ndaj shqiptarëve.” – shprehet një banor i Preshevës.

“Për herë të parë pas shumë vjetësh një kryeministër shqiptar viziton Preshevën, mendoj se do të jëtë shumë pozitive dhe në interes të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do japi mesazhe te mira tek ndërkombëtarët dhe është një hap drejt integrimit në Europë.” – shprehet një banor i Preshevës.

Kryeministri Rama do të rikthehet edhe një herë për t’u përulur para lapidarit të Ushtria çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, i hequr në mënyrë të dhunshme në vitin 2013.

Më 28 janar të vitit 2012, Rama është përulur para këtyre dëshmorëve, por në cilësinë e kreut të opozitës shqiptare të asaj kohe. Ndërsa vizita tjetër e ish-kreut të opozitës Edi Rama në Preshevë ka qenë më 18 nëntor të po atij viti, kur ai është nderuar me titullin “Mirënjohje e Preshevës”.

Sipas Axhendës, pritet që kryeministri Rama të mbajë një fjalim në podiumin e sheshit “Liria” si dhe të kryejë një vizitë në maternitetin e financiar pjesërisht nga qeveria Shqiptare, për të vijuar më tej me vizitë në institucione arsimore dhe biznese. 

SHKARKO APP