Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet e veçanta
Liqeni i Shkodrës, një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, vijon të mbetet një atraksion i veçantë për pushuesit vendas dhe të huaj, si një ofertë unike për relaks dhe sporte ujore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga perëndimi i diellit mbi liqenin.
Ky liqen, më i madhi në gadishullin e Ballkanit, shtrihet në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe njihet si një nga qendrat më të rëndësishme turistike dhe natyrore të rajonit.
KOHA JONË SONDAZH

