Përfaqësuesi i Presidencës, Dervishaj: Nuk ka shkarkim të Metës, se nuk ka çështje për shkarkim

Në përfundim të seancës së Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj është i bindur që nuk do të ketë shkarkim, pasi sipas tij, nuk ka një çështje të tillë.

“Presidenti Ilir Meta do të mbrohet nga përfaqësuesit e tij, ka përfunduar shqyrtimi i pjesës së parë, që Gjykata i kërkoi Kuvendit. Unë konstatova që Kuvendi në disa përgjigje kanë dalë përtej vetë vendimit, ky ishte dhe shkarkimi mbi legjitimitetin për të dhënë një autorizim nga ky Kuvend i ri, për Kuvendin e vjetër.

Kërkesa e Kuvendit të vjetër duhet shqyrtohej brenda 14 shtatorit 2021 se lidhej me afatin 3 mujor, por edhe sepse Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në procese të tjera si ai për zgjedhjet vendore u konstatuan shkelje ligjore në relatorin e çështjes pa short. Nuk ka shkarkim, se nuk ka çështje për shkarkim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?