Përfaqësuesit e PD-së sulmohen nga punonjësit e landfillit të Sharrës

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi janë ndaluar dhe sulmuar ditën e sotme, nga punonjësit e kompanisë private që menaxhon landfillin e Sharrës. Denoncimi për sulmin u bë nga Zhupa dhe Këlliçi në një konferencë për shtyp.

Përfaqësuesit e PD thanë se ishin sot në Sharrë “për të denoncuar aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon xhepat e taksapaguesve të Tiranës”.

Këlliçi tha se disa punonjës të kompanisë private i kanë rrethuar dhe sulmuar dy përfaqësuesit e PD-së, megjithëse ata ndodheshin në zonë publike dhe jo në ambientet private të kompanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këlliçi deklaroi se pavarësisht intimidimeve dhe sulmeve, “Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga denoncimi për vjedhjen e miliona eurove në aferën korruptive të inceneratorëve me në krye kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Ahmetaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se situata që ndodhi sot në mëngjes, kishte një qëllim, që të na mbyllte gojën dhe të na bënte të pamundur thënien e fakteve të vërteta, të patjetërsueshme të kësaj afere kriminale dhe mafioze.

Ata duan që të mos i përgjigjen pyetjes së thjeshtë që ka çdo shqiptar sot. Kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve. Kush janë pronarët që fshihen  pas kontove në parajsat fiskale. Për cilët pronarë Edi Rama në vitin 2017 shkeli Ligjin e Prokurimeve Publike.  Nuk bëri njoftim 50 ditor në mediat ndërkombëtare. Nuk bëri garë ndërkombëtare. Bëni një tender pa kritere teknike. Pa terma reference vetëm e vetëm për t’ia dhënë të paracaktuarit të tij, pronarët e të cilëve nuk dihen ende sot dhe për këtë duhet të japë përgjigje Edi Rama. Brenda natës ata arritën që “Sharrën” ta shndërronin nga një shërbim publik, në një monopol privat”,- deklaroi Ina Zhupa.

#LIVE - Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi konferencë për mediat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?