Përfundon mandatin ambasadori i Serbisë, Meta: Zariç nuk do ndalet për të kontribuar, jo vetëm për progresin e marrëdhënieve

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë e përfundimit të mandatit të ambasadorit të Serbisë në vendin tonë, Miroljub Zariç.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa vlerëson kontributin 30 vjeçar të ambasadorit Zariç, Meta shprehet se ambasadori Zariç nuk do ndalet as në të ardhmen për të kontribuar, jo vetëm për progresin e marrëdhënieve, por edhe për promovimin e bukurive të Shqipërisë

“Kënaqësi të kisha sot drekën e lamtumirës me Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç, i cili ka bërë përpjekjet më të mira në tre dekada si diplomat për përmirësimin e marrëdhënieve tona.

Besoj se Ambasador Zariç nuk do ndalet as në të ardhmen për të kontribuar, jo vetëm për progresin e marrëdhënieve, por edhe për promovimin e bukurive të Shqipërisë”, shprehet Presidenti Meta teksa publikon dhe pamjet nga dreka e sotme e lamtumirës.

SHKARKO APP