Mbyllet pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik. Bylykbashi – Vasili: Qeveria të reflektojë

31 maji, afati i vendosur nga palët për realizimin e reformës zgjedhore, është mbyllur pa marrëveshje politike. Pas katër orë negociatash, në orën 23:00, anëtarët e Këshillit Politik për reformën zgjedhore kanë dalë nga takimi pa arritur konsensus. Diskutimet dhe negociatat pritet të vijojnë ditën e nesërme.

Përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili deklaruan se opozita ka bërë propozimet e saj dhe tashmë i takon qeverisë të reflektojë.

“Pavarësisht se ne bëmë propozimet dhe lëshimet tona, qeveria nuk ishte gati për konsensus. Ne kemi bërë koncesionet tona, por PS nuk qe në gjendje të hiqte dorë nga ato që njihen si privilegje të qeverisë në procesin zgjedhor”,- tha Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat.

Përfaqësuesit e opozitës deklaruan se qeveria ka kohë të reflektojë në takimet e ardhshme. “Le t’i japim kohë PS pse nuk mund ta ketë KQZ-në si një vulë të njomë për të mbyllur rezultatet. KQZ nuk mund të jetë pronë e PS”,- tha Bylykbashi.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Politik se opozita nuk do toleronte te identifikimit biometrik i zgjedhësve. Vasili deklaroi se PS ende nuk ka dhënë konsensus. “Nuk është çështje pazaresh. Bëhet fjalë për votën. Identifikimi biometric është esenciale. Kjo do të thoshte rritje të garancive dhe jo rënie të garancive minimale, të dominuar nga votimet moniste të 30 qershorit kur gjithçka numërohej vetë. Pra të ketë një numërim, votim, nxjerrje rezultati që e bën të gjithin vetë. Jeni dëshmitarë për këtë. PS po pret të dalë nga gjumi parizien shkaktari i vetëm. Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të komisioneve të administrimit zgjedhor, mund të hidhej në këmbim të identifikimit biometrik, pa një garanci të tillë s’mund të ecet në elementë të tjera”,- tha Vasili.

VIDEO/Deklarata pas mbledhjes së Këshillit Politik

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/875621179623553/

SHKARKO APP