Përfundon pas 8 orësh mbledhja e Ramës me socialistët në Dajt

Për më shumë se 8 orë, ministrat, drejtorët e institucioneve të varësisë dhe kupola drejtuese e Partisë Socialiste në Parlament kanë raportuar para kryeministrit Edi Rama në rezidencën qeveritare në Dajt.

Nga kjo mbledhje u vendosën edhe objektivat që duhet të përmbushin ministrat dhe institucionet e varësisë, deri në përfundim të këtij viti.

Fokusi kryesor i kësaj mbledhje informale ishin edhe zgjedhjet dhe organizimi i çdonjërës prej strukturave të maxhorancës për të fituar mandatin e 4.

Pikërisht për këtë objektiv do të flitet dhe të dielën tjetër kur do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e ku do të zgjidhet Kryesia e re.

SHKARKO APP