Grupi C, Gjermania fiton ndaj Ukrainës, fiton 2:0
Mbaron ndeshja 2 me 0 per Gjermanine. Pjesa e parë ka përfunduar me raste të rrezikshme për të dyja skuadrat, por me Gjermaninë që dominoi më shumë në gjysmëfushën e ukrainasve.
Gjermania arriti të shënonte në minutën e 19’ me Shkodran Mustafin, por edhe Ukraina humbi disa raste të mira sidomos në minutat e fundit të pjesës së parë, kur topi i gjuajtur nga Konoplyanka kaloi portierin gjerman Neuer, por jo vijën fatale të portës.



Gjermani-Poloni është ndeshja e dytë e Grupit C që luhet sot në mbrëmje në Stade Pierre Muroy në Lille.
Në formacionin e Gjermanisë luan dhe lojtari i Valencias me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.
5 ndeshje kanë zhvilluar këto dy ekipe me njëra-tjetrën ku Ukrahina nuk ka fituar asnjë sfidë, por 2 ndeshje kanë dalë në favor të Gjermanisë dhe tre herë janë ndarë me barazime.
Në orën 18:00 Polonia mundi 1 me 0 Irlandën e Veriut, duke mbajtur përkohësisht kreun.

LILLE, FRANCE – JUNE 12: Shirts worn by Germany players are seen in the dressing room prior to the UEFA EURO 2016 Group C match between Germany and Ukraine at Stade Pierre-Mauroy on June 12, 2016 in Lille, France. (Photo by Christopher Lee – UEFA/UEFA via Getty Images)
Formacionet
Gjermania: Neuer; Howedes, Boateng, Mustafi, Hector; Kroos, Khedira; Müller, Ozil, Draxler; Gotze.
Ukraina: Pyatov; Fedetskiy, Khacheridi, Rakitskiy, Shevchuk; Yarmolenko, Sydorchuk, Stepanenko, Konoplyanka; Kovalenko; Zozulya.

KOHA JONË SONDAZH

