Përfundon rinumërimi i Tiranës. Partia Demokratike humb më shume vota, sa iu zbritën PS-së

Ka përfunduar procesi i rinumërimit për 1207 kutitë e votimit për qarkun e Tiranës. Nga rinumërimi nuk ka lëvizur asnjë mandat i partive apo ndonjë renditje e kandidatëve brenda partive politike.

Ajo që ka humbur më shumë vota nga rinumërimi ka qenë PD, e cila bëri edhe betejën ligjore për këtë proces. PD-së i hiqen 612 vota. PS-së i hiqen gjithashtu 381 vota. Nisma Shqipëria Bëhet ka gjithashtu vota të pamerituara, më konkretisht 44 të tilla. Lëvizja Bashkë ka 57 vota pa meritë, PSD 34. Nga rinumërimi, Koalicionit Euroatlantik i shtohen 21 vota, të cilat rezultojnë se ia kanë hequr më 11 maj.

Pas rinumërimit të Tiranës, do të vijohet me qarkun e Fierit, dhe një pjesë të kutive të Durrësit, disa prej të cilave janë të diasporës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?