Përfundon takimi mes Presidentit Meta, Bashës dhe aleatëve të PD

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve në Presidencë.

Kreu i shtetit ka diskutuar për 90 minuta në Presidencë me kryetarin e PD Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili dhe me krerët e partive të vogla jashtëparlamentare.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se temë e diskutimit ka qenë emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe reforma zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën e dërguar tre ditë më parë, Meta shprehej: “Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Shtetit është përfshirë ditët e fundit në një përplasje të fortë me mazhorancën e Edi Ramës për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?