Përfundon takimi, Rama një orë e gjysëm në zyrën e Metës

Ka përfunduar takimi mes dy krerëve të koalicionit qeveritar që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi i përjavshëm i së mërkurës mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta ka zgjatur për më shumë se 90 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Takimi mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës vjen një ditë para seancës plenare të ditës së enjte, ndërsa në diskutim mendohet se kanë qenë ligjet që janë në plan për t’u kaluar, zhvillimet e fundit politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditëve të fundit, dy liderët e partive kryesore politike në vend kanë zhvilluar takime me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ish- ambasadorin, Aleksandër Arvizu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja kryesore e këtyre takimeve kanë qenë 6 ligjet e Reformës në Drejtësi. Ligjet e mbetura të Reformës pritet të kalojnë në Kuvend, më 29 Shtator. Një javë më parë dyshja Rama-Meta u takuan në zyrat e kryeministrisë, ku mendohet se u diskutua për ligjin e importit të mbetjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?