Përgjaket Tirana, 4 të vrarë, mes tyre djali i ish-Prokurorit. Ndalohet djali i Xhuvanit
4 persona kanë mbetur të vdekur nga një konflikt me armë tek rruga e Elbasanit, përballë Gjuhëve të Huaja, ndërsa dy persona te tjerë janë plagosur.Viktimat janë djali i ish-prokurorit, Skënder Demiraj, Arbër Demiraj, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe shtetasi italian Paulo Acollo.Ky i fundit dyshohet se nuk kishte lidhje me konfliktin. Burime nga policia bejne me dije se Acollo ka nderruar jete ne spital nga nje atak kardiak.Ndërkaq të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore.Mësohet se dy nga trupat e viktimave u gjetën në ambientet e lokalit, ndërsa një tjetër në një automjet.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndersa në konflikt jane perfshire 8 persona.Fillimisht mesohet se zënka ka nisur në lokal, për tu zhvendosur më pas jashtë tij.Policia ka shoqëruar 20 persona, mes tyre edhe tre autorë të dyshuar për vrasjen, perkatesisht djali i deputetes socialiste, Konstandin Xhuvani 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç.Ndërkohë në vengjarje ndodhen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe Prokurori i Tiranës Petrit Fusha.