Përgjigja e Blushit për Ramën, publikon librin “Kryeministri”

Kryeministri Edi Rama, dy javë më parë,  lëshoi një batutë kundër Ben Blushit duke thënë tani që iku nga PS nuk do ketë kohë të bëjë as libra dhe as punë.

Në fakt parashikimi i Ramës ishte e gabuar. Ben Blushi jo vetëm vazhdon të shkruaj libra që bëhen shumë shpejt best seller, por botimi më i fundit duket i shkruar enkas për kryeministrin Rama. Titulli i librit më të ri të Blushit është “Kryeministri”.

Në faqen e tij në Facebook, deputeti ka publikuar dhe kopertinën e botimit. Nuk dihet se cili është këtë herë subjekti i penës së mprehtë të Blushit, por nisur nga titullit, romani pritet të ngjallë jo pak polemika.

https://www.facebook.com/benblushi.al/photos/a.164776513645999.5529.164774493646201/416853375104977/?type=3&theater

Vetë autori e ka lajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me dy libra të rinj, ku njëri do të flasë për dritën dhe tjetri për errësirën. Kështu, si fillim, ai ka zgjedhur të publikojë “Kryeministrin”.

“Shume shpejt me dy LIBRA. Njeri per driten tjetri per errësirën”- shkruante në rrjetet sociale deputeti Blushi, kritiku më i ashpër i Ramës sa kohë ishte në PS dhe tashmë jashtë saj.

Replikat e mëparshme të Blushit me Ramën

Rama gjatë emisionit “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili në “News 24”, ironizoi Blushin:

“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane.

Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që  tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”, tha Rama.

Replika e Blushit: “Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”- shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.

SHKARKO APP