Përgjimet e Anti-mafies/Rama: Një marrëzi e pashoqe, nuk ka asnjë fakt e as provë

Gjatë konferencës së përjavshme për Ekonominë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me përgjimet e Anti-mafies Italiane, ku i cilëson si marrëzi dhe se nuk ka asnjë fakt apo provë që të përfshijë zyrtarët e lartë të PS.

”Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane. Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë priorit. Duan ti bëjnë nënën këtij vendi”,-tha Rama.

SHKARKO APP