FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përgjimet/ Paloka: Nëse Rama nuk ikën, shqiptarët kanë të drejtë ta shporrin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku pretendohet se Astrit Avdylaj flet me kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako për shit-blerje votash.

Paloka thotë se përgjimet tregojnë se krimi kontrollon kryeministrin dhe gjithë qeverinë. Ai shton se nëse Rama dhe qeveria nuk ikin, shqiptarët kanë të drejtë t’i shporrin.

Statusi i Palokës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Per te qene realiste; ka ndodhur dhe me pare qe krimi te fuse hundet ne zgjedhje. Ka ndodhur dhe qe krimi te perdoret nga politikane te ndryshem ne interes te politikes. Por qe krimi te kontrolloje cdo hallke, te drejtoje e urdheroje deri kryeministrin, kjo ndodh vetem me nje qeveri dhe kryeminister si Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto përgjime në fakt vetëm po demaskojnë publikisht atë që dihej botërisht; që ky kryeministër e kjo qeveri janë teresisht ne sherbim dhe urdhera te krimit i cili i ka sjelle ne pushtet pikerisht per ti sherbyer.

Ky eshte Rama qe ben te fortin dhe arrogantin me te pamundurit e i lepihet e shtrihet barkas perpara krimit.

Po nuk u larguan , shqiptaret kane te drejte te ndermarrin cdo akt per ti shporrur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?