Përgjimet, prokuroria do të shpenzojë 550 mijë euro
Prokuroria e Përgjithshme për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit për tre vitet e ardhshme, do të shpenzojë 550 mijë euro.
Fitues i këtij tenderi është kompania italiane ”IPS spa Italia”, por detajet e kontratës me kompaninë private nuk janë e publikuar. Kjo është vetëm një pjesë e parave që shqiptarët do harxhojnë për përgjimet e prokurorëve.
Gjatë vitit 2021 sipas të dhënave zyrtarë prokuroria e përgjithshme përgjoi rreth 2200 persona të cilët kanë qenë të përfshirë në krime apo për të tjerë të cilët ka pasur dyshime. SPAK për llogari të tij ka përgjuar 1500 persona.