Përkujtimi i Masakrës së 2 prillit, Berisha: Frymëzim i pashtershëm për të vazhduar betejën për fitoren e PD me votën e lirë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përkujtuar Masakrën e 2 prillit në Shkodër 30 vite më parë.

Berisha thotë se sot pas 30 vite shqiptarë përulen me mirënjohjje e nderim të thellë për veprën e martirëve.

Ai thotë se sakrifica e tyre është frymëzim që PD të vijojë betejën drejt fitores me votën e lirë në zgjedhjet e  25 prillit.

STATUSI NGA SALI BERISHA

Nderim perjete martireve te Votes se Lire,

Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes ne 30 vjetorin e renies se tyre.

Te dashur miq, 30 vite me pare ne mengjesin e 2 prillit te vitit 1991, Ramiz Alia dhe klika e tij kryen ne Shkoder, bastionin e antikomunizmit ne Shqiperi dhe ne Europe, nje masaker te vertet.

Pas grabitjes se zgjedhjeve te 31 marsit, si per te festuar fitoren e vjedhur me gjakun dhe jetet e te rinjve demokrate, fallangat e krimit te diktatorit te fundit komunist shqiptar te komanduara direkt nga ai dhe ministri i tij Gramoz Ruçi, hapen zjarr  ndaj protestuesve paqesore dhe dhe lane Shkodren me gjakun e bijve dhe qytetareve te saj.

Ne kete masaker rane per tu bere te pavdekshem anetari i kryesise se Partise demokratike Arben Broci dhe te rinjte veprimtare te PD, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka si dhe u plagosen mbi 87 qytetare te pafajshem.

Sot pas 30 vitesh, mbare shqiptaret perulen me mirenjohje te pakufishme dhe nderimin me te thelle para kujtimit te ndritur dhe vepres se  martireve te 2 Prillit, te cilet rane per tu bere te pavdekshem ne protesten e tyre paqesore per voten e lire.

Sot pas pas 30 vitesh perseri ne demokratet vazhdojme te vendosur betejen tone per idealet  per te cilat flijuan jeten martiret e Shkodres.

Sakrifica sublime e tyre eshte nje kushtrim, thirrje per çdo shqiptar qe i beson lirise, te mbroje me çdo sakrifice voten nga klika e narkotrafikanteve ne pushtet, eshte frymezim i pashtershem per te vazhduar betejen tone per fitoren PD me voten e lire ne zgjedhjet e 25 prillit!

Nderim perjete martireve te 2 prillit! Fitore! sb

Nderim perjete martireve te Votes se Lire,
Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes ne 30…

Pubblicato da Sali Berisha su Venerdì 2 aprile 2021

SHKARKO APP