Përmbyset gjithçka për Tahirin, ja vendimi që dha Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ka vendosur rigjykim për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën duke e ktheyer çështjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Vazhdon kalvari i rrugëtimit të Saimir Tahirit në përballjen e tij me drejtësinë. Gjykata  e Posaçme e Apelit ka rikthyer për rigjykim çështjen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri do të gjykohet edhe njëherë në Gjykatën e Shkallës së Parë për t’u rihetuar dhe gjykuar nga fillimi.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,“ kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

SHKARKO APP