Përmbytet Durrësi! Disa lagje nën ujë (FOTO)
Disa lagje të Durrësit janë nën ujë nga reshjet e dendura të shiut. Një situatë e tillë përsëritet sa herë bie shi në qytetin bregdetar.
Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë të gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar probleme në disa lagje dhe rrugë të Durrësit.
Situata paraqitet më e rënduar në lagjen nr.18, te kryqëzimi pranë stadiumit ”Niko Dovana”.
Nën ujë në këtë zonë janë jo vetëm rrugët, po dhe një pjesë e trotuareve, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

KOHA JONË SONDAZH

