Përmbytjet, Basha: Edi Rama, ky dështak që prodhon vetëm dështime. 25 prilli, dita e ndryshimit të madh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim përmediat nga selia blu deklaroi se mijëra familje janë nën ujë, pa furnizime ushqimore e medikamente.

“Zona nga Shkodra, Durrësi, Lezha dhe gjithë ultësira perëndimore nën ujë. 8 vite propagandë, asnjë punë. Rama flet sikur ka ardhur dje në qeveri, ka 8 vjet kryeministër. Kushdo përpiqet të bëjë sa mundët, kryeministri ulet më zyrë e bën propagandë. Ky dështak prodhon vetëm dështime. Ka vetëm një zgjidhje: të bëhemi bashkë për ta larguar burimin e dështimit. Ka ardhur koha ta largojmë. Ka ardhur koha për një qeveri të përgjegjshme. Me të gjitha pushtetet në dorë, Rama ka dështuar. Rama u përpoq të shfajësohet. Thirrje strukturave të opozitës të ndihmojnë njerëzit. 25 prilli, dita e ndryshimit të madh”, deklaroi ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

SHKARKO APP