Përmbytjet ne Kuvend, Spaho: Shqipëria nën ujë, Gjiknuri: Flet përçart
Kuvendi ka nisur seancën e kësaj të enjte me debate për përmbytjet, pas reshjeve të dendura të shiut. Deputeti i PD, Edmond Spaho, akuzoi qeverinë se nuk po i vjen në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet. Sipas tij, asnjë ministër nuk ndodhet në terren, ndërsa theksoi se zona të tëra në të gjithë vendin, vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Por për ministrin e Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, intensiteti i reshjeve të këtij viti është i krahasueshëm me atë të 2010-ës, por sipas tij situata është menaxhuar me efikasitet dhe përmbytjet nuk kanë qenë në atë masë si 6 vite më parë. Ai iu drejtua Spahos se flet si lejfel.
“Mos dil të flasësh këtu si lejfel, del këtu e thua pse s’dalin ministrat në ekran. Flet përçart. Bëni politikë korbash, sië thoshte LUlzim Basha, po hapin portat e s’po njoftojnë popullsinë. Në vend që të bëheni palë me qeverinë në këtë drejtim. Prurjet në kaskadën e Drinit janë sa ato të 2010-ës, por nuk ka përmbytje të tilla, pasi u menaxhua mjaft mirë kaskada.
Shikoni prurjet me shi në 2010-ën, 2015-ën dhe 2016-ën, pse s’kanë ndodhur përmbytje si ato të para 6 vitesh? Për shkak të menaxhimit efikas. Qeveria ka punuar 24 orë në terren dhe pasojat janë minimizuar. Fatkeqësitë janë fatkeqësi, por asgjë të mos vijë nga mosveprimi i qeverisë. Puna e qeverisë është bërë dhe është bërë më e mira e mundshme“, u shpreh Gjiknuri.
Ministri sqaroi edhe ndërprerjen e energjisë në zonat e përmbytura.
“E para, bëhet për sigurinë e sistemit. Sepse kur uji hyn në kabina, katastrofa do ishte mjaft e madhe, shkatërron rrjetin dhe rrezikon jetë njerëzish. Dhe riparimi i defektit në kohë të keqe është i vështirë pasi rrezikohet edhe jeta e personelit”.
KOHA JONË SONDAZH

