Përmbytjet, Rama takon banorët në Gjadër: Mos u qani
Situata e përmbytjeve ka prekur edhe zonën e Gjadrit në Lezhë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme takime me banorët atje, teksa rikujtoi edhe njëherë përmbytjet e 2010, për të cilat tha se uji u fut në shtëpitë e qytetarë, ndërsa shtoi se falë investimeve të bëra, gjendja aktuale sipas tij nuk mund të krahasohet me përmbytjet e kaluara.
“E mbani mend që keni fjetur të palestrat e shkollave në 2010. Falë punës intensive, pastrimit të kanaleve gjendja është më mirë. Nëse kanali nuk do të ishte pastruar atëherë do të shihnim se çfarë do të thotë përmbytje për shkak të njeriut”, tha Rama.
Po ashtu kryetari i Bashkisë së Lezhës tha se edhe bagëtitë janë evakuuar
“Më çfarë keni parë në të kalumen nuk duhet me u qa”, tha më tej Rama teksa vijoi takimet me banorët e zonës.