Përmbytjet, Rama: Trashëguam 16 mln $ borxhe, shlyem 11.5 mln

Nëpërmjet një video në facebook, me dëshmi nga njerëz të cilët i quan realë dhe jo aktorë, Kryeministri Rama tregon se qeveria e tij në 3 vjet ka shlyer rreth 11.5 milionë dollarë borxhe për rreth 4000 familje të dëmtuara nga përmbytjet ndër vite.

Duke thënë se nga koha e qeverisë paraardhëse u trashëguan rreth 16 milionë dollarë borxhe vetëm nga dëmet e përmbytjeve, nëpërmjet një statusi përshkrues, Rama shprehet se qeveria nuk i harron asnjëherë detyrimet e saj ndaj njerëzve, gjë e cila i bën të ndryshëm nga ata që qeverisën përpara tij, duke iu referuar kryeministrit Berisha, por edhe atyre që sipas kryeministrit, qëllojnë me baltë ndaj qeverisë.

Kompensimi nga përmbytjet shkon paralel me paketën e solidaritetit të shpallur nga kryeministri në fund të vitit 2016, ku përveç shpërblimeve për vitin e ri, çdo fermeri që kishte humbur lopët nga sëmundja e gjedhit, qeveria do t’i kompensonte me një fond prej 3 milionë dollarë për të zëvendësuar çdo kokë lope.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?