Përmirësimi i sistemit të ujësjellësit, Balluku: Qytetarët e Elbasanit do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë
Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nisjen e punimeve për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Elbasanit.
Ajo ka deklaruar se nga ky investim qytetarët do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë. Balluku ka marrë dhe shembullin e qytetit të Korçës, i cili aktualisht prej vitesh ka ujë gjatë gjithë ditës.
Ndërkohë, inxhinieri ka theksuar se janë u duke punuar në mënyrë që Elbasani te ketë një shpërndarje të rregullt.
“Shpesh herë thonë që flisni për ujin ju, patjetër që do të flasim për ujin dhe kanalizimet, duke pasur parasysh se kemi trashëguar një sasi ujësjellësish të amortizuar në maksimum. Ne zakonisht japim rastin e Korçës, që duke paguar pak më shumë, Korça ka 24 orë ujë prej vitesh dhe në parametrat e duhur”, u shpreh ndër të tjera Balluku.