Përparim Spahiu: Rama ka mbytur vendin në borxhe, ka rritur taksat për qytetarët

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama ishte ai që më herët akuzonte qeverinë e mëparshme se kishte zhytur vendin në borxhe.

Spahiu shprehet se sot, Rama ka mbytur shtetin në borxhe dhe rrit taksat për qytetarët, duke e bërë jetesën përditë e më të vështirë.

Postimi i Përparim Spahiut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2014 akuzonte qeverinë e mëparshme për borxhe ndaj kompanive për punë të kryera por të pa paguara Pra kompania X ka kryer punën, kryhesisht rrugë, dhe nuk ishte paguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky sot, pa bërë asnjë kilometër rrugë,

pa subvencionuar asnjë qindarkë në bujqësi apo blegtori, pa rritur paga, ndërkohë që rriti 50% tatimet, energjinë më të shtrenjtë, nafta më e shtrenjta vetëm prej taksave, uji i pijshëm më i shtrenjtë, të taton 1 mijë lekë orën për parkim, të mbyt me gjoba ku të të kapi, rrit borxhin publik.

Lind pyetja:

Ku dreqin i çon paratë e taksapaguesve?

P.S. Hajdut nuk e pranon që je…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?