Përparim Spahiu: Rilindja, qeverisja më e damkosur në këto 30 vite
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend.
Në një intervistë për “Standard”, ai komenton debatet për reformën zgjedhore, ndërsa thekson se përtej çdo makinacioni, PS do të humbë thellë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Po ashtu Spahiu si ish-anëtar i Komisionit të Ekonomisë, komenton edhe situatën ekonomiko-financiare në vend. Sipas tij, Shqipëria rrezikon që të vuajë tkurrjen më të thellë ekonomike që nga viti 1997.
Çështja e reformës zgjedhore duket ende në ngërç. Pas presionit të ndërkombëtarëve, duket se PS është tërhequr nga votimi i njënashëm i Kodit Zgjedhor këtë të enjte, por nuk ka hequr dorë nga propozimet që hapin listat jo plotësisht dhe që heqin mundësinë e koalicioneve parazgjedhore. Si e shihni këtë situate, kur ndërkohë opozita e bashkuar ka dërguar në Këshill draftin që hap 100 % listat e kandidatëve për deputetë?
Reforma zgjedhore ka qenë kushti i vetëm ku kërkohej përfshirja e opozitës shqiptare nga 15 kushtet e vëna nga Bundestagu për hapjen e negociatave. Ka qenë një angazhim korrekt i opozitës për arritjen e një marrëveshje që kulmoi me firmosjen e saj mes pozitës dhe opozitë në prani te tre ambasadoreve, amerikan, britanik dhe gjerman.
Çdo tentativë për të prishur këtë marrëveshje është një regres i madh për vendin, jo per faktin se demton apo jo opozitën në formula elektorare bajate por për atë që theksova me lart, prishjen e një konsensusi te gjere per nje reforme te gjithepranuar.
Prishja e një marrëveshje të tillë tregon qartazi situatën e rëndë ku ndodhet mazhoranca e sotme që si shanc të vetëm sheh manovra te tilla, jo korrekte, sic është prishja e asaj marrëveshje kaq te rëndësishme. Miratimi me konsensus i reformës zgjedhore minimalisht do të mbyllte kapitullin e një kushti kryesor të vendosur nga Bundestagu, që për anëtarësimin aq të nevojshëm të Shqipërise në BE.
Nëse në përfundim të reformës, do të votohet variant që i heq koalicionet parazgjedhore, a mendoni se kjo do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021?
Zero ndikim. Rilindja tashme ka marrë damkën e qeverisjes më të dobët, me pasoja mjaft të rënda për vendin, në 30 vite demokraci. E mbytur në korrupsion, paaftësi qeverisëse, burrokraci etj. Rilindjen nuk e shpëton nga humbja e thellë asnjë sistem apo lojë me sisteme.
Shqetësimi dhe propozimet e opozites kane lidhje dhe tregojne seriozitet per te pasur nje sistem te mire, te pranuar nga i gjithe realiteti politik ne vend, per nje gare dhe perfaqësim me kandidatet me te mire te mundshem jo vetem ne zgjedhjet e ardhshme por dhe me tej.
Ndërkohë LSI ka nisur dendshëm takimet me anëtarët e partisë dhe qytetarët. Cilat janë pritshmëritë e para nga terreni? Sa e sigurtë shkon në këto zgjedhje Opozita e Bashkuar?
LSI është në një periudhë të procesit zgjedhor te saj, te strukturave të reja në çdo qark dhe bashki që kulmon me zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re te saj. Nga të gjitha takimet, si me anëtaresinë por jo vetëm, ka një frymë mjaft pozitive dhe angazhim maksimal per nje rezultat spektakolar ne zgjedhjet e ardhshme. LSI si force progresiste ne vend, force qe ofron stabilitet dhe ekuilibra, larg polarizimeve ekstreme, shkon ne keto zgjedhje me e sigurte se kurre me pare, e gatshme me program te qarte te sajin te drejtoje vendit drejt daljes se shpejte nga kriza e thelle ku ka rene dhe reformave te verteta integruese per ne BE.
Banka e Shqipërisë, pas përfundimit të vizitës online të Misionit të FMN-së në kuadër të misionit të parë monitorues post-program për Shqipërinë, ka ndarë opinionin mbi disa problematika, duke vënë në dukje një situatë jo ë favorshme të ekonomisë shqiptare. Cili është vlerësimi juaj për situatën aktuale të ekonomisë së vendit?
Askush nuk mund ta fshehë më që ekonomia është̈ në një̈ situatë jashtëzakonisht të vështirë. Për gjithë 2020-n Shqipëria rrezikon që të vuajë tkurrjen më të thellë ekonomike që nga viti 1997. Papunësia po rritet nga dita në ditë, bizneset, sidomos ato të vogla, po mbyllen, numri i të varfërve rrezikon të dyfishohet. Është̈ shumë e lehtë për qeverinë që gjithë fajin t’ia hedhë situatës së krijuar nga pandemia. Por, jo. Rrënjët e krizës janë shumë më të thella. Ato janë të lidhura me një keqqeverisje të paprecedentë që prej vitit 2013.
-Borxhi real publik i vendit, që para fillimit të pandemisë ishte rreth 72% e prodhimit të brendshëm bruto, rreth 7 pikë për qind më i lartë se ai që deklaroi zyrtarisht qeveria, duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetura. Ky borxh i lartë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk i lejoi qeverisë që të stimulonte ekonominë në momentin që vendi u detyrua të shkonte në karantinë të detyruar. Si rrjedhojë, mbështetja e drejtpërdrejtë ishte më e ulëta në rajon, me më pak se 1% të PBB-së.
-Reformat strukturore nuk kanë funksionuar dhe Shqipëria vijon të mbetet vendi me paga, produktivitet dhe konkurrueshmëri më të ulët, sipas të gjitha renditjeve ndërkombëtare. Politika fiskale e ndjekur nga qeveria, duke u rritur barrën fiskale bizneseve të mëdha ka rezultuar një dështim i vërtetë. Sipërmarrjet private kanë ulur investimet, të cilat ranë me 3.8% në vitin 2019, sipas statistikave zyrtare. Rritja e taksave nuk ka arritur të reflektohet as në shtim të të ardhurave, për shkak të evazionit të lartë. Të ardhurat buxhetore në vitin 2019 ishin sa 27.3% e PBB-së, kundrejt 27.6% në vitin 2016.
-Që prej vitit 2015 qeveria ka ndërmarrë një sërë projektesh koncesionare, që po tregojnë se përveçse afera korruptive, në kurriz ta taksapguesve, nuk kanë sjellë asnjë dobi për banorët e këtij vendi. Çdo vit, buxheti i shtetit paguan mesatarisht 100-120 milionë euro për pagesa koncesionare të dyshimta, shumë që është e barabartë me rreth 15% të shpenzimeve kapitale.
-Ekonomia doli zbuluar që në vitin 2019, kur rritja, që ishte fryrë prej projekteve madhore të gazsjellësit TAP, hidrocentraleve mbi Devoll dhe energjisë së prodhuar nga moti i favorshëm, u shfry menjëherë, duke zbritur në 2.2%, niveli më i ulët nga viti 2013. Edhe të ardhurat kanë mbetur në 30% të PBB-së, më të ulëtat në Europë (përveç Kosovës), duke treguar se rritja ekonomike ka qenë false, përderisa nuk ka prodhuar mirëqenie tek individët. Kështu kemi 7 vite të humbura kot, si rrjedhojë e qeverisjes së dështuar dhe të papërgjegjshme, mungesës së politikave zhvillimore, rritjes së evazionit fiskal dhe shtimit të korrupsionit, i lidhur me keqpërdorimin e të ardhurave buxhetore.
Nuk ka asnjë sinjal në horizont se qeveria parashikon të hartojë një plan rimëkëmbje në mbështetje të ekonomisë, bizneseve dhe individëve. Pas një ndihme qesharake të detyruar gjatë periudhës së karantinës, bizneset po lihen tani në mëshirën e fatit, duke rrezikuar një cikël zinxhir, që do të shoqërohet me rritjen e papunësisë, uljen e konsumit dhe shtimin e numrit të të varfërve në vend.
Sipas një raporti të Eurostat për periudhën 2010-2019, Shqipëria renditet e 4-ta në botë dhe e para në Europë për aplikimet për azil. Cilat janë sipas jush arsyet e këtyre shifrave ekstreme?
Gjithe sa thame me lart jane arsyjet e largimit masiv te shqiptareve nga vendi. Ndaj, sfida më e madhe e qeverisë së re do të jetë rikthimi i besimit, dhe shpresës, ndalimi i hemorragjisë së emigracionit të popullsisë, sidomos të rinjve. Veç nje keq qeverisje si kjo mund te detyroje shtetasit e saj te largon nga nje vend i mrekullueshem si Shiperia qe nuk i mungon asgje, male, lumenj, liqene, det dhe diell 300 dite ne vit.
Ndërkohë naftëtarët e Ballshit u rikthyen dje në grevë urie. Situata e tyre duket se nuk po merr zgjidhje, ndërsa shteti ja ka lënë të gjithë peshën e fajti privatit, duke pohuar se nuk mund të bëjë asgjë më shumë. Si e gjykoni këtë çështje?
Nuk ka qenë ndonjëhërë në vëmendjën e qeverisë as naftëtari as minatori as fermerët apo biznesi. Në mendjen e tyre ka funksionuar vetëm një gjë, pasurimi përmes grabitjes së pasurive por dhe parave paguar përmes taksave të çdo shtetasi Shqiptar.
Zgjidhja e vetme e problemeve të tyre janë zgjedhjet e ardhëshme te 25 Prillit, zgjidhja e halleve të naftëtarëve por dhe të gjithë shqiptarëve është një qeveri e përgjegjshme e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme më 25 prill.