Përplasja e sizmiologëve/ A do të ketë tërmet më të fortë?

Tërmeti i fundit i ores 21.15 të së martës me magnitude 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km dhe epiqender ne fshatin Bubq, ka ngritur edhe njëherë pikpyetjet për të ardhmen. Ai u parapri nga i orëve të para të mëngjesit të së dielës me magnitudë 3.8 dhe nga një sërë ngjarjesh sizmike në rajon si ato në Turqi dhe Greqi që ndihmuan në ushqimin e psikozës së frikës pas tërmeteve të fund shtatorit dhe fund nëntorit.

Pyetja që tani shtrojnë të gjithë është: A do të ketë goditje më të fortë dhe shkatërruese?

Këtyre pandehmave i shtohen edhe ato të shkenctarëve dhe qeveritarëve grekë që pavarësisht nga besimi i shkenctarëve se tërmetet nuk parashikohen po marrin masa për një goditje mbi 7.5 ballë në Stamboll që do të ndihet në të gjithë Ballkanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në këtë pikë mendimet e sizmmiologëve shqiptarë divergjojnë. Sipas disave të gjitha goditjet e tanishme s’janë asgjë më tepër se pasardhëse të asaj të fortës së 26 nëntorit. Sipas Llambro Dunit “Lëkundjet e fundit janë në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por krejt ndryshe mendon kolegu i tij Rapo Ormëni. Pas goditjeve të Stambollit ai na paralajmëroi për të mbajtur një sy hapur se mund të hymë në një periudhë të gjatë tronditjesh sizmike: “Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet” paralajmëroi ai.

Prandaj është ende e vështirë të kuptohet nëse vërtet shpëtuam njëherë e mirë nga tërmetet./lapsi.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?