Përplasja me komunitetin LGBT, Doda: Po e përdorin për të marrë fonde
Deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Mesila Doda, e cila ka kundërshtuar me forcë nenin e rrëzuar të Kushtetutës së re, i cili i hapte rrugë martesave të personave të së njëjtës gjini, i është kudnërpërgjigjur ashpër pretendimeve të përfaqësuesve të komunitetetit LGBT në Shqipëri lidhur me gjuhën e përdorur në Kuvend ndaj tyre. Në një intervistë dhënë për “Ora News”, Doda se përplasja me komunitetin LGBT po përdoret për të marrë fonde nga ky komunitet. “Në këtë vend diskriminimi është shumë i thellë dhe është për shumë kategori, por për çështjen e homoseksualëve nuk besoj se është kaq problem. Po e përdorin për të marrë fonde të tjera. Kam kërkuar dhe do kërkoj dhe më vonë që të bëjnë një tranparencë për çfarë kanë marrë deri tani si nga fondet shtetërore ashtu dhe jo shtetërore”- theksoi Doda.
Ndërkaq, ajo rikonfirmoi vendosmërinë e PDIU-së mbetet e vendosur në qëndrimin e saj për miratimin e një nisme ligjore për heqjen e dekoratave të atyre që ajo i etiketon si “xhelatë të komunizmit”. Dhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetetja e PDIU-së paralajmëron intesifikim të aksionit politik për heqjen e medaljeve të atyre që i quan xhelatë të komunizimit. “Bëhet fjalë për një aksion politik që e kemi filluar sot e thuajse një vit më parë dhe duhet ta çojmë deri në fund sepse procedurat janë të tilla që nuk mund ti lënë dot qofshin kryetarë Komisionesh apo kryetarë Këshillash legjislacioni etj, nuk mund ti zvarrisin dot dhe ti çojnë deri në pafundësi dhe të mos i fusin në seanca plenare”- tha Doda.
Këtë nismë ajo e lidh edhe me reformën në drejtësi, teksa vlerëson se mbajtja larg sistemit të ri të drejtësisë e hetuesve dhe gjykatësve të komunizmit është një prej vendimeve të rëndësishme të reformës së miratuar me konsensus. “Hetuesit, gjykatësit dhe prokurorët e kohës së Enverit do të duhet të mos jenë pjesë e reformës në drejtësi, pjesë e gjyqtarëve dhe njerëzve të rëndësishëm të sistemit. Ne e kemi arritur dhe shpresojmë të shkojmë përpara”- tha Doda. Por sipas Dodës ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë mund të hasë në ngërç në rast të mos ngritjes sa më shpejt të Komisionit për hapjen e dosjeve. “Do të lëvizë shumë shpejt Komisioni për hapjen e dosjeve, sepse përndryshe do të ketë një ngërç shumë të madh emërimi i gjykatësve dhe strukturave të tjera të drejtësisë”- u shpreh ajo. Nëse pastrimi i drejtësisë nga ish-zyrtarët e komunizmit mund të jetë më i shpejtë për të gjithë administratën, Doda pret që këtë ta bëjë vetëm përfundimi i ciklit të jetës së tyre. “Tek ne do të pastrohen vetëm kur të vdesin”- nënvizoi Doda. H/M
KOHA JONË SONDAZH

