Përplasja për Cakajn, Vasili: Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e Kreut të Shtetit.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili deklaron se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Edi Ramën, duke i dhënë të drejtë Presidentit Meta.

“Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën!

Qëndrimi i Presidentit Meta plotësisht kushtetues lidhur me mos emërimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm.

Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Ramës në Kushtetuese, sepse mosmarrëveshja nuk ekziston.

Mosmarrëveshjet i shpik vetëm Edi Rama për të rrëmbyer pushtet që nuk i takon.

Matufllëku i Ramës mori shuplakën, që meriton si çdo sharlatan, që kërkon në mënyrë halucinante të rrëmbejë çdo pushtet”, deklaron nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP