Përplasja Rama-Kokëdhima, Bejtja: Gjeni konsensusin, ti dëgjojmë të dyja palët

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka një mendim të tijin në lidhje me përplasjen që po ndodh brenda PS-së,  mes Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës.

Me një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, Bejtja thotë që duhen dëgjuar të dyja palët në lidhje me këto që po ndodhin.

“E majta e Koços dhe Rilindja e Ramës

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia e se majtës shqiptare nuk duhet dëgjuar vetëm mono, duhet dëgjuar dhe sterjo….

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë vetë kam kuriozitet t’i dëgjoj të dy dhe të majtin rishtar Edi Rama dhe veteranin e së majtës, Koço Kokëdhima; e dëgjoj Edi Ramën dhe kur flet me gojën e Fevziut apo Batonit, sikurse e dëgjoj dhe Kokëdhimen me çdo gojë që flet qoftë dhe me tëe veten…

Nuk e di kush ka të drejtë se nuk jam ekspert i së majtës, por veçanërisht e majta duhet t’i dëgjojë të dy… I takon të majtës të gjykojë dhe të besojë kë të të doje, dhe mua gjitha ashtu… Por një gjëje nuk mund t’i shmangen: duhet të flasin vetë të dy”, – shkruan Andi Bejtja në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?