Përplasje e përgjakshme mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi! Një viktimë dhe 7 të plagosur (FOTO)

Përplasje e përgjakshme mes policisë dhe një grupi të armatosur ka ndodhur në Peramë, Geqi.

Mediat greke raportojnë për një viktimë dhe 7 të plagosur.

Sipas burimeve të ELAS – it, oficerët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine që të ndalonte për kontroll. Brenda këtij dy automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë përveç drejtuesit të mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi. Në këtë mënyrë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Mediat greke raportojnë se njëri nga tre personat në mjet u godit për vdekje, njëri lehtë, ndërsa gjashtë policë u plagosën. Ndërkaq, personi i tretë që ishte në mjet arriti të arratiset dhe është në kërkim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?