Përplasje fizike mes deputetëve të PD-së. Dashnor Sula qëllon Kreshnik Çollakun

Nuk ndalojnë sherret në parlament. Përplasen fizikisht deputetët e Partisë Demokratike. Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.

Çollaku dhe Sula kanë shkëmbyer ofendime mes njëri-tjetrit deri në konfrontim fizik.

Çollaku i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”, duke i hedhur dosjen turinjve. Dhe me pas kalon edhe në goditje sipas deputetit Çollaku.

Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi pretendon se ky i fundit e ka cënuar fizikisht.

Është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.

Ndërkohë deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, doli në konferencë shtypi pas kësaj ngjarje.

Deputeti Çollaku tha se sot jam sulmuar nga deputeti Sula. Në komisionin parlamentar nuk arrita dot të flisja se kishte zhurmë, tha ai, duke theksuar se “Ilir Beqja, ish-ministër i Ramës, kishte ardhur në komision dhe doja ti thoja se ti duhesh në SPAK, por nuk më lanë. Në dalje të komisionit një deputet i PD-së, koleg i imi me qëlloi fizikisht”.

 

SHKARKO APP