Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Parlamenti. Hidhet gaz lotsjellës

Pas Kryeministrisë, protestuesit e opozitës janë drejtuar te godina e Parlamentit. Një pjesë e protestuesve janë përplasur me policinë.

Sipas raportimeve paraprake, një pjesë e protestuesve kanë tentuar në hyjnë në oborrin e godinës ku zhvillohen seancat e Parlamentit.

Policia ka përdorur gazlotësjellës për të shpërndarë qytetarët. Incidentet kanë nisur në orën 13:15.

Një protestues është lënduar gjatë hedhjes së gazit nga ana e Gardës së Republikës. Pas sulmit nga policia, një pjesë e qytetarëve janë shpërndarë në rrugicat përreth Parlamentit, por nuk janë larguar nga tubimi.

Është ende e paqartë se cili është skenari i opozitës. Ish-deputetët e PD-së kanë deklaruar se do të protestohet në dy vende. Njëri grup i tyre do të protestojë tek kryeministria, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve do të protestohet tek Parlamenti. Do të ketë dy protesta njëkohësisht në Tiranë me një afat te pacaktuar.

Lexoni edhe

SHKARKO APP