Përplasje në kampin e MEK, muxhahedinët ngrihen në protestë kundër aksionit të policisë

Ka përplasje në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Mbi 1 mijë muxhahedinë të kampit Ashraf  kanë dalë në rrugë, ndërkohë që ka forca të shumta policie në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në rrugë ka dhe qindra gra që flasin në gjuhën e tyre kundër operacionit.

Muxhahedinët të tensionuar kanë deklaruar se kontrollet e policisë janë të kundërligjshme, ndërsa pretendojnë se janë vrarë edhe dy persona, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Dyshohet se ka pasur rezistencë ndaj policisë, e cila ka ndërmarrë një operacion për kontrollin e kampit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, për shkak të rezistencës së banorëve, ndërsa zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf, Shahriar Kia tha se njëri prej banorëve është vrarë. Drejtuesit e kampit thanë se një person është vrarë dhe 36 janë plagosur, ndërsa Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit. The changes are minor: I just changed “17 qershorin” to “atë të 17 qershorit” to better fit in the sentence, and “Kjo është një nga ditët” to “Ky është një nga ditët” for gender agreement with “dita”. Tani situata e banorëve të Ashrafit është shumë e rrezikshme dhe kushtet brutale po zbatohen nga policia në Ashraf”, tha Shahriar Kia, zëdhënësi i MEK.

Nga ana tjetër policia e ka përgënjeshtruar këtë informacion.

Ka tensione brenda kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar nga kontrollet policore.

Policia e Shtetit dhe Antiterrori po ekzekutonte një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Posaçme në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe janë kthyer sërish në kamp.

“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës. Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar”, tha Policia e Shtetit më herët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?