Përplasjet mes banorëve dhe policisë te 5 Maji. Një i ri lidhet me pranga mbi çatinë e banesës, shoqërohet nga FNSH-ja (Pamjet)
Vijojnë tensionet mes banorëve dhe policisë te 5 Maji në Tiranë.
IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e banesave në zonën e “5 majit”, pasi një zonë e projektuar për rindërtimin e një kompleksi pallatesh, ku do të strehohen të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Aksioni është shoqëruar me tension dhe përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët e zonës kanë refuzuar që të largohen nga pronat e tyre duke u dalë përpara fadromave.
Një djalë i ri ka dalë përballë uniformave blu, i cili hipi mbi çati i lidhur me pranga. U desh ndërhyrja e FNSH-së që i riu të shoqërohet dhe të zbresë nga banesa.